


Bjeshkët e Kukësit të preferuarat e turistëve të huaj por edhe vizitorëve vendas .
Turizmi dy vitet e fundit mori një hov të madh në Kukës edhe pse ishim në pandemi dhe orare të kufizuara vizitorë nga shum qytwte preferuan të kalonin fundjavën në Kukës ,në një destinacion të ri siq ishte Shtegu i Ngjyrave i cili u promovua shum nga Guida Lokale Ermal Hallaçi në bashkpunim me banorët e zonës dhe grupet turistike që e frekuentonin atë destinacion . Sot numri i vizitorëve është në rritje me vitin e kaluar apo edhe vitet e tjera .
Tashmë për veç Shtegut të Ngjyrave Kukësit janë shtuar edhe destinacione të tjera të frekuentuara ,si Vajvoda ,Kroi i Kuq ,Bjeshkët e Çajës ,Bushtricës Gjallica që pret dhe përcjell cdo fundjavë vizitorë .
Në Kroin e Kuq në Bjeshkët e Gjallicës kanë filluar të ndërtohen stane verore për të kaluar pushimet në ajrin e pastër të bjeshkëve .
Një interesim të veçantë për turizmin po i jep edhe pushteti vendor edhe pse një bashki me të ardhura të pakta po investon në infrastrukturë për përmisimin e rrugëve të Bjeshkëve.
Bashkia Kukës po punon për hapjen e Rrugës nga Brekija në Bjeshkë të Gjallicës po ashtu edhe një rrugë tjetër e re po hapet nga Topojani në Turaj e deri në Kroin e Bardhë
Kryetar i Bashkise Kukës Safet Gjici ka filluar të vizitojë vetë të gjithe destinacionet turistike për të parë mundësitë që pushteti lokal mund të përmisojë.
Një nga arteriet infrastrukturore për Bjeshkët e Kukësit është rruga nga fshati Kolesjan deri në vendin e quajtur Laku -Dardhës e cila pothuajse ishte degraduar me gropa të mëdha gati e pa kalushme .
Bashkia Kukës prej disa ditësh ka filluar punën duke ndërhyrë në këtë rrugë që ju shërben një komuniteti që dalin dhe verojnë me stanet e tyrw në Bjeshkë me blektori ,por kjo rrugë ju shërben edhe shum turistëve të huaj që vijnë e frekuentojnë unazën e bjeshkëve nga Kolesjani në Shishtavec
Gjici gjatë një inspektimi të punimeve tha që kjo rrugë do të bëhet me asfalt pasi projekti i është propozuar Qeverisë .