16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Aleksandër Çipa: Lezhë, aty ku poeti është imazh shenjtori!

by News Albania
22/05/2021
in Opinion
0
Nga Aleksandër Çipa: Lezhë, aty ku poeti është imazh shenjtori!
107
VIEWS
Share on Facebook

Lezhë,
aty ku poeti është imazh shenjtori!

Në Lezhë ka një dashuri që nuk teret kurrë. Në Lezhë ka një idhulsi të pangjashme për poezinë, por në mënyrë të pakrahasimtë dhe të gjithhershme ka pikëllim për poetin e munguar fizikisht.
Dita e djeshme ishte një provë e bollshme për shumëkënd që u gjend në bibliotekën e qytetit, ku emra të shquar e të shumëpërmendur të letërsisë së sotme shqipe, përfaqësues të pushtetit vendor dhe lexues pasionantë të moshave të ndryshme përcollën në mënyrën e tyre një “ditë” “In memoriam” për Gjetjen, të cilin po me gjuhën e poetëve të tjerë të visit e cilësuan si “prijëtar” i poezisë së shkëlqyer të kësaj “shkolle”. Nuk ishte thjesht një ditë çmalljeje me poetin që la imazhin e portretit të “krisht-shëm”, por me kumtin e fuqishëm të poezisë dhe mjeshtërisë së tij. Poetët, shkrimtarët dhe mjeshtrit e fjalës u ndien të sigurt në të gjitha cilësimet që i bënin veprës dhe poezive të veçanta të Ndoc Gjetjes. Antologjia është botim i veçantë, ndoshta i pari i këtij lloji në spektrin e botimeve të poezisë së sotme shqipe. Libri “Dhimbja nuk ka mëshirë”, me poezi të zgjedhura nga tre poetët e këtij qyteti, Ndoc Gjetja, Rudolf Marku dhe Preç Zogaj, përfaqëson një përjashtim.
Ky është një libër që përbën rastin e përkryer të provës, kur realisht dhimbja në rastin e poetit të munguar, ka lidhje vetëm me shtatin e mishtë të tij, pasi triumfi mbi këtë mosqenie është më i fuqishëm përmes fjalës së mbetur. Moikom Zeqo, shkrimtari që përfaqëson dimensionin e pandalshëm të studiuesit dhe njohësit të letërsisë së përbotshme, duke folur për Gjetjen, shton se ai përfaqëson poetin e shkëlqyer me dimension kombëtar në visin ku tradita e poezisë përbën zanafillën e poezisë sonë amtare.
Ndër tre poetët e kësaj antologjie, dy prej tyre, ata që vijojnë të pasurojnë prurjet dhe sidomos arsyetimin për poezinë moderne dhe vitalitetin e së mirës në letërsinë e sotme shqipe, Rudolf Marku dhe Preç Zogaj, zgjedhin para të pranishmëve të kësaj dite, fjalët e një emocioni të veçantë e të thellë për “shenjtorin” e mërguar në amëshim, të poezisë së Lezhës dhe më gjerë të asaj shqipe. Marku dhe Zogaj e bëjnë edhe më emocional takimin, përmes shprehjes dhe dedikimit të tyre shpirtëror ndaj qytetit dhe traditës së kahershme të poezidashjes lezhjane. Rudolf Marku shton: “Ëndrrat më të mëdha i shoh me Lezhën, ‘lagjja më e madhe e Lezhës është Londra’”. Shkrimtari ka vite që jeton në emigracion, por gravitetin me qytetin e dashur të jetës dhe shpirtit të vet, ka rastin ta deklarojë përmes emocionit të posaçëm, në sfond me portretin e Gjetjes. Ndërsa bashkautori tjetër i antologjisë, poeti Zogaj, u shton përcaktimeve të veta për “Jezusin Ndoc”, atë më të riun: Gjetjen e konsideroj si një hark virtyti në Lezhë, nën të cilin kalojnë të gjithë”.
Takimi përkujtues dhe promovues i ditës së djeshme në Lezhë është pjesë e një kohe dhe e një dëshmie të madhe njerëzish të talentuar. Ata e dinin të gjithë si e zgjidhnin fjalën. Të mençura i kishin fjalët për Gjetjen dje, të gjithë edhe ata që nuk u artikuluan vokalisht, Zija Çela, Ilirjan Zhupa, Bardhyl Londo, Visar Zhiti, Agron Tufa, Parid Teferiçi, Gentian Çoçoli etj., etj. Aty nën dhimbjen e mungesës fizike, për poetin e pamungueshëm të visit. Ishte zgjedhur dje, që artistë, qytetarë, pasionantë të verbit poetik shqiptar të tuboheshin në ditëlindjen e Ndoc Gjetjes. Por jo thjesht për të ndjekur rendin e paracaktuar të këmbimit të disave në foltore. Në sfond ishte portreti i dhembshur i tij, portreti që në skicimin e vet autoportretual, si titull do të pranonte: “I dekoruar Njeri qysh në ditën e lindjes nga Nëna”.

Nuk mbeten thjesht “themelues”…
Kujtim Dashi
Autorët e përfshirë në këtë antologji Gjetja, Marku dhe Zogaj nuk kanë reshtur së shkruari e së botuari, duke kompletuar nga vepra në vepër profilin e tyre krijues. Ata nuk mbeten thjesht “themelues” të një shkolle letrare. Ata janë sot tre shkrimtarë me vepër, me njohje të gjerë kombëtare e ndërkombëtare.
Përveçse një homazh për njërin prej prijëtarëve, për Ndoc Gjetjen, i cili për fat të keq më 7 qershor 2010 e ndaloi krijimtarinë, botimi i kësaj antologjie është një ngjarje me rëndësi në këtë trevë, për letrat shqipe në tërësi.
Thuhet se poezia bëhet, nuk shpjegohet. Ndaj do t’ia lëmë lexuesit që, veç shijimit të poezisë, të japë dhe gjykimin për të.

Epitaf për veten

Ndoc Gjetja

Këtu prehet ai që quhej Ndoc Gjetja,
i cili pati ardhur gabimisht në botë
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithë njerëzit i quante shokë

Kur pa që ëndrra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrëzoheshin në kolltuqe
kur jepte buzëqeshje dhe merrte skërmitje
zuri sytë me dorë dhe vendosi të ikte.

Dhe shkoi e hyri në manastirin e Unit
të shpëtonte shpirtin nga gjuhëligat e lehjes
…Pastaj e përcollën në banesën e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhës.

Në çastin e mbramë një hënë e përgjakur
e puthi në ballë dhe thirri “Nënë”
Mos kërkoni të dini për të më tepër
se iku sikur të mos kishte qenë.

Po pushojnë dhimbjet
Preç Zogaj

Po pushojnë dhimbjet për ty në zemrën time.
Malit të Velës si piramidë
Paralel ngjitemi unë dhe një re
Me sytë katër:
Kush do qajë para.

1982-2006

Sketch

Rudolf Marku

Në Munich
Shoh dy ushtarë
Që kalojnë pranë meje,
Qeshin shkujdesur
Tek tymosin nga një cigare.

Nesër, jo më larg se nesër
Hiri i jetës së tyre
Do shpërndahet shpërfillshëm në ajër.

Munich, maj 2008 Gazeta "Shqip" 10 mars 2012

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania