41-vjeçarja nga Vlora apel për ndihmë, djali 13-vjeçar ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore:”Burrin e kam të alkoolizuar dhe me dhunon prej vitesh”
Një rast i rëndë raportohet nga Vlora, ku nëna e një djali 13-vjeçar ka kërkuar ndihmë, pasi djali i saj vuan nga problem shëndetësore.
Gruaja 41-vjeçe nga Vlora jeton me djalin e saj 13-vjeç i cili ka problem shëndetësore dhe bashkëshortin që sipas saj prej vitesh është i alkolizuar, dhe e dhunon.
Ajo ka kontaktuar me newsbomb.al për të këkuar ndihmë me shpresën se dikush do ta ndihmojë.
41-vjeçarja është shprehur se është e papunë dhe se djali i saj ka nevojë vazhdimisht për vizita në Tiranë dhe ilaçe, që familja i ka shumë të vështira t’i përballojë.
13-vjeçari edhe pse prej vitesh është i sëmurë nuk përfiton kemp. 41-vjeçarja T.L., shprehet se Bashkia Vlorë ka bërë kërkesë në Tiranë për ndihmë ekonomike dhe në Tiranë është refuzuar.
Nëna e 13-vjeçarit tregon se djali për shkak të sëmundjes që ka është shumë nervoz dhe i dhunshëm, madje tregon që ka raste që ai e ka goditur me sendet që ka pasur para.
Djalit i duhet mjekim 900 mijë lekë të vjetra, ilaçe ndërsa nëna rrëfen se ajo nuk ka lekë as për rrugën që ta sjellë djalin në Tiranë.
Sikur të mos mjaftonte me problemet që ka me djalin 41-vjeçarja tregon e bashkëshorti i saj është i alkolizuar dhe që e dhunon. Ajo ka treguar se madje ka bërë disa herë denoncime në polici, por ata i kanë kërkuar që të divorcohet. Por 41-vjeçarja tregon se nuk mund të divorcohet pasi nuk ka se ku të jetojë.
Nëna nga Vlora ka treguar se në psikiatri i kanë thënë se dhuna që ushtron bashkëshorti ndikon dhe në agresivitetin e fëmijës.
Fëmija me të gjithë problemet shëndetësore që ka bulizohet në shkollë. Nëna ka rrëfyer se bashkëmoshtaraët e tij e ofendojnë dhe i thonë ‘ti je budalla’.
Ky rasti është bërë publik edhe më pare, por indiferenca e institucioneve lokale ka vazhduar.
Nëna e 13-vjeçarit ka kërkuar që dikush të vendosë dorën në zemër dhe të ndihmojnë 13-vjeçarin i cili ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.