11 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Aleksandër Çipa: ‘Dy Sesionet dhe beteja e ideve me Perëndimin

by News Albania
12/03/2021
in Opinion
0
35
VIEWS
Share on Facebook

Duke filluar nga java e kaluar, vëmendja e aktorëve politikë në Kinë, por edhe e gjithë vëzhguesve dhe analistëve të ndryshëm, ishte e fokusuar tek organizimi i “Dy Sesioneve”, takimit të përvitshëm të dy organizmave kryesore politike kineze. Në fakt, mbledhja e më shumë se pesëmijë anëtarë të elitës politike, ekonomike dhe sociale të Kinës, përbën një nga eventet më të rëndësishëm për ravijëzimin e politikave të Pekinit.

Takimi i këtij viti u pa me interes për shkak të planit të përgjithshëm të prezantuar dhe të diskutuar gjatë punimeve. Një nga rezultatet më të rëndësishme ishte dakordësia për të synuar rritjen e cilësisë së prodhimit në një sërë fushash nevralgjike. Veçanërisht përcaktuese në këtë drejtim ishte objektivi për të rritur kompetitivitetin, për t’u adaptuar me realitetin e përplasjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara, si dhe për të eksploruar mundësitë ekonomike në fushën teknologjike. “Dy Sesionet” ka zgjuar gjithmonë interesin e investitorëve të huaj, duke qenë se shërben si një mundësi e artë për të kuptuar prioritetet e Kinës për vitin pasardhës dhe për drejtimin e përgjithshëm të vendit.

Por përtej diskursit për çështjet e ngritura dhe për vendimet e marra, kureshtje dhe vëmendje të madhe natyrale merr dhe vetë institucioni i “Dy Sesioneve”. Kjo për shkak se ai qëndron në zemër të formatit politik në Kinë. Ky format, që ka veçanësi me të cilat vëzhguesi perëndimor dhe veçanërisht ai europian nuk është shumë i njohur, vlejnë për t’u qartësuar për të kuptuar më mirë proceset vendim-marrëse të Kinës.

Si fillim, “Dy Sesionet” përfshin mbledhjet e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Ndryshe nga bikameralizmi i gjendur në vende të ndryshme perëndimore, “Dy Sesionet” kineze nuk kanë fuqi të barazvlefshme legjislative. Në fakt, Asambleja Kombëtare Popullore është institucioni legjislativ, në një farë mënyre, parlamenti ashtu sikurse e njohim ne. Nga ana tjetër, Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez shërben, sikurse e tregon vetë emri, si organi më i lartë këshillimor politik, me kompetenca mbështetëse.

Interesi në Perëndim për formatimin institucional të Kinës vjen kryesisht për shkak të krahasimeve që bëhen në mënyrë konsistente ndërmjet organizimeve politike, ekonomike dhe shoqërore. Për arsye të kuptueshme, vëzhguesi perëndimor ka kuriozitet të shtuar për aftësinë e Kinës për të arritur objektivat e paracaktuara dhe për të zbatuar planet e dakordësuara. Përmbledhja e vendimmarrjes në vetëm një “dhomë” dhe kufizimi i kompetencave të “dhomës” tjetër është një lloj arkitekture që e centralizon, por edhe thjeshtëzon vendim-marrjen dhe dakordësimin e çështjeve të parashtruara.

Është interesante se konstituimi i këtyre dy institucioneve bëhet në një formë hierarkike, konceptualisht e ndryshme nga forma horizontale e bikameralizmit perëndimor. Ky realitet ka qartësisht nga pas një sërë konditash historike dhe politike që kanë qenë përcaktuese. Nëse bëjmë një retrospektivë, vlen të theksohet se Asambleja Kombëtare Popullore është krijuar pas Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Përpara vitit 1954, ishte në fakt kjo e fundit që kishte atributet legjislative. Me ngritjen e strukturave më të qëndrueshme, Asambleja u krijua dhe ndryshoi balancat institucionale. Kjo qasje historike vlen të shqyrtohet për faktin se pozicionon në një kontekst më të gjerë proceset e sotme dhe zhvillimet në Kinë.

Duke u rikthyer tek diferencat ndërmjet bikameralizmit perëndimor dhe formës së “Dy Sesioneve”, mund të rimerret në shqyrtim dhe mënyra se si kanë ndikuar ato në proceset respektive legjislative.

Politika në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e Bashkimit Europian, po karakterizohet gjithmonë e më shumë nga një polarizim i theksuar politik. Në formën më të ekzagjeruar të mundshme, ky polarizim ka shkaktuar ngërçe politike, mbi të gjitha në rastet kur shumicat në dhomat e përfaqësuesve kanë qenë minimale ose, edhe më shumë akoma, në rastet kur dy dhomat kontrollohen nga fuqi të ndryshme politike.

Gjasat janë që zyrtarët dhe personalitetet kineze që kanë marrë përsipër të mbrojnë Kinën përballë kritikave të shumta nga Perëndimi, kanë mundësinë të shfrytëzojnë “Dy Sesionet” për ta krahasuar funksionalitetin e saj me ngërçet politike në vendet e tjera.

Duke marrë parasysh konfliktualitetin në rritje, veçanërisht në raportet ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, nuk është e habitshme që të kemi një përshkallëzim të krahasimeve të tilla, duke nënkuptuar edhe strukturat politike dhe institucionale. E gjithë kjo do i shërbejë dhe do jetë pjesë e pashmangshme e “betejës së ideve” ndërmjet dy vendeve.

Nga Aleksandër Çipa

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania