Një sasi e madhe droge prej 300 kg u sekuestrua nga policia serbe në zonën e Tërnocit të Madh. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin. Sipas mediave vendase, lënda narkotike e llojit marijuanë vinte nga Shqipëria.
Vulin përgëzoi punonjësit e sektorit të antidrogës që goditën këtë operacion të madh.