Sot shënohen plot 23-vite nga vrasja e Azem Hajdarit. 23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.
Sot, si çdo vit politikanë të ndryshëm përpiqen ta nderojnë kujtimin e Azem Hajdarit me postime në Facebook apo me një kurorë me lule te memoriali i tij, pikërisht në vendin ku ai u vra. Homazhet në ceremoninë përkujtimore në 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit këtë vit janë zhvilluar ndryshe. Kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar nga disa deputetë të djathtë kreu homazhet, pa Sali Berishën.
Në ceremoni munguan edhe familjarët e Azem Hajdarit, ndërsa Bashën e shoqëronte Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj e disa deputetë të tjerë demokratë.
Vajza, Rudina Hajdari i kushtoi të atit të ndjerë një shkrim. Ish-deputetja e cilëson babain e saj një njeri luftarak, idealist dhe ëndërrimtar, veti që sipas saj nuk hasen në skenën politike shqiptare. Rudina shkruan se nëse babai i saj do të ishte ende gjallë do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë me energjinë që kishte. Presidenti Meta kujtoi Azem Hajdarin përmes një shkrimi të bërë në rrjetet sociale. Meta tha se Hajdari solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend.