I mori të dashurën, 22-vjeçari grek masakron me thikë shokun, poston fotot në rrjete sociale.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Athinë të Greqisë.
Mediat helene shkruajnë, se një 22-vjeçar, ka masakruar me thikë shokun e tij. Ngjarja ka ndodhur në qendrën e fshatit të Serres, në vendin e quajtur Ano Kamila.
Sipas dëshmive paraprake, 22-vjeçari e ka vrarë mikun 2 vite më të vogël, pasi i kishte marrë të dashurën dhe ishin zhdukur në drejtim të paditur.
Policia ka mundur të arrestojë autorin, identiteti i së cilit ende nuk dihet. Por e rëndë është fakti, se pak pas vrasjes, i riu ka publikuar foto e video ku shihet me thikën e gjakosur, me të cilën që kishte përdorur për të vrarë shokun.