Shërbimi Veterinar ka bërë thirrje për kujdes shëndetsor pas vatrave të zbuluara të shpendëve të infektuara me gripin e pulave.
Kolonit e evidentuara jane asgjësuar dhe groposur për të parandaluar përhapjen e infeksionit të gripit të shpendëve si dhe është bërë e mundur dezinfektimi i ambienti.
Në një intervistë për mediat, Fatmir Ozuni, nga shërbimi veterinar në Elbasan thotë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vatra të tjera të reja.
‘Shërbimi qarkut veterinar ndodhet në një punë intensive për të përballuar situatën e Gripit të Shpendëve. Kryesisht në bashkinë Peqin, në fshatin Garunjë të Vogël në një fermë është konstatuar përhapja e gripit të shpendëve dhe është kqyrur situata.
Morëm masa menjëherë, siç ishin shpallja e zonës ku është përhapur gripi në zonë karantine të të gjithë fshatit, ku u groposën të gjithë shpendët dhe u dogjën ndërkohë që u dezinfektua ambienti dhe sot po punojnë të gjithë veterinerët e shërbimit. Përpos punëve të tjera monitorojnë çdo ditë ferma, po bëhet për të parë ku e kemi gjendjen e dhe situatën është nën kontroll dhe nuk kemi vatra të reja.’- tha Ozuni