14 Maji/ Topalli: Kulmi i fuqisë së blerjes
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh mbrëmjen e sotme se zgjedhjet e 14 Majit kanë qenë më të paprecedentat gjatë karrierës së saj politike. Topalli tha në ‘TvKlan’ se janë blerë votat dhe asnjëherë më parë nuk ka qenë më e madhe ndërhyrja e mafies dhe e drogës.
Jozefina Topalli: “Unë mendoj që të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur. Kjo fushatë ka filluar me tritol dhe është mbyllur me burgosjen e kandidatit. Fotografia e fushatës është ajo bashki që është përmbysur me votat e burgut. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk janë blerë votat. Janë blerë votat, ka ndërhyrë dhe krimi. Kurrë nuk është bërë një betejë më e madhe kundër blerjes së votave dhe ndërhyrjes. 6 herë rresht ka humbur kryetari i siglës, i vulës dhe nuk ka dhënë dorëhqejn dhe as herën e fundit. Mbeti minorancë brenda partisë së tij.
Këta janë zgjedhjet më të paprecedenta në historinë time politike. Kurrë nuk ka qenë në këtë shkallë fuqia e blerjes. Kulmi i fuqisë së blerjes dhe korruptimit. Kurrë nuk ka qenë më e egër ndërhyrja e mafies dhe e drogës. Kjo është drama e vendit tonë. Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën. 8 vite rresht nuk ka pasur opozitë reale dhe prandaj është kaq e fortë mafia.”