19 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

13 ditë i zhdukur! Biznesmeni italian kërkonte të zgjeronte punën në Shqipëri, partnerja: S’kishte konflikte! Në makinën e djegur në Pukë u gjetën kocka, vjen AND-ja e familjarëve

by News Albania
18/01/2021
in Kronikë
0
13 ditë i zhdukur! Biznesmeni italian kërkonte të zgjeronte punën në Shqipëri, partnerja: S’kishte konflikte! Në makinën e djegur në Pukë u gjetën kocka, vjen AND-ja e familjarëve
365
VIEWS
Share on Facebook

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur prej 13 ditësh në Shqipëri. Alarmi është vënë nga mediat italiane ditën e djeshme, disa ditë pasi mjeti që 45-vjeçari kishte marrë me qera sapo kishte mbërritur në aeroportin e Rinasit, u gjet i shkrumbuar nga flakët në Reps të Pukës.

Burime bënë me dije se biznesmeni kishte mbërritur në Shqipëri për të zgjeruar biznesin e tij dhe kishte zhvilluar takime në disa qytete të vendit, ku edhe kërkonte që të hapte zyra. Por nuk dihet si ka përfunduar…

Në sendiljen e parë të mjetit tip “Skoda” janë gjetur dy eshtra, një orë dhe një telefon, që dyshohet se i përkasin 45-vjeçarit. Për të analizuar nëse eshtrat i përkasin trupit të një njeriu janë sjellë për t’u analizuar në Tiranë, ndërsa nga Italia po vijnë mostrat e ADN-së së familjarëve të tij për të bërë krahasimin. 

Partnerja e tij, me origjinë shqiptare, pretendon se Pecorelli kishte marrë për të shpenzuar në Shqipëri vetëm 400 euro, dhe se në dijeni të saj nuk ka pasur konflikt me askënd. Ajo gjithashtu konfirmon se partneri i saj, i kishte premtuar punonjësve të tij në Itali kthimin në datën 10 janar, disa ditë para se të zhdukej pa lënë gjurmë. 

Gjithë çka dihet është se 45-vjeçari ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë, më pas ka shkuar në Shkodër dhe në Pukë, ku edhe është shënuar gjurma e fundit e tij. Gjithë çfarë dihet deri më tani është që biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, por nuk dihet sesi ka përfunduar fati i tij.

Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë si në Shqipëri dhe në Itali, edhe pse kanë kaluar 13 ditë, Policia e Pukës ende nuk e ka ndarë sesi është djegur mjeti. Nuk ka dalë akoma rezultati i hetimeve nëse i është vënë flaka, apo ka pësuar ndonjë defekt teknik. 

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Po largohet nga Brazili për Botërorin? Nejmar nis bisedimet me klubin e MLS-së

Nejmar shkakton telashe para njoftimit të skuadrës së Kupës së Botës: Gjyqtari më nxori nga loja, ja prova e grabitjes

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Ilir Meta i shkruan nga burgu Klodjan Brahos, Drejtues i SPAK-ut

18/05/2026

FOTO/ Zamir Skënderi, autor i plagosjes së policit të komisariatit Fier

18/05/2026

FOTO/ Zamir Skënderi, autor i plagosjes së policit të komisariatit Fier

18/05/2026

Lajm i fundit,Kuçovë: Plagoset efektivi i policisë, identifikohet autori (Emri)

18/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In