1 MLD LEKË bosit të prostitucionit Lefter Lamaj për larje çarçafësh, akoma në burg në Itali dënuar 11 vite
DEVIS SHPK është një prej kompanive që renditet në 3-shen më të fuqishme përsa i përket përvetësimeve të parave publike në fushën e shëndetësisë. Kjo kompani në pronësi të Kristinka Lekës, ka një numër procedurash prokurimesh në shkelje, e megjithatë, pavarësisht miliardave që ka përfituar në mënyrë të dyshimtë nga taksat e popullit shqiptar, nuk është vënë asnjëherë nën hetim. Por cilat janë lidhjet që kjo kompani ka me titullarët publikë, që mundet të kalojë jo nën hundë, por publikisht pa iu dridhur qerpiku një sasi kaq të madhe parash.
Kompania ka qenë në pronësi të Lefter Lamajt, derisa ky i fundit ia kaloi Lekës me letra. Lamaj është dënuar në Itali për prostitucion me 11 vite burg, ndërsa në Shqipëri përfitonte para publike me thasë, e nuk bëhet fjalë për shuma të vogla, pasi preferencat e familjes Leka shkojnë tek 1 MLD e lart. Pikërisht në tenderin e fundit të hapur nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Sarandë për larje çarçafësh e jastëkësh, DEVIS SHPK do të përfitojë 968 MLN Lekë PA TVSH. Tenderi i shënuar me flamur të kuq për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit” ka bërë që KPP të Autoriteti Kontraktues të skualifikojë kompanitë e tjera në garë për t’ia dhënë kësaj kompanive në mënyrë klienteliste.
Kjo nuk është hera e parë që mediat vënë nën shënjestër që abuzim kaq të madh me paratë e shtetit, por duket se artikujt denoncues, nuk i kapin veshin SPAK, i cili bën rolin e shurdhrit me klientët e shtetit.
Duket se prioritet për t’iu dhënë paratë e popullit do të jenë gjithnjë ata me precedentë, ndryshe nuk i plotësojnë kualifikimet për të përfituar. Një pyetje publike shkon për SPAK: Kur do hetohen përvetësuesit e mëdhenj të parave publike nëpërmjet tenderave korruptivë?! Presim përgjigje, pas pushimeve të zyrtarëve të nderuar!