24 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ҫfarë do të shihni natën e 22 qershorit? Të gjithë sytë nga qielli

by News Albania
June 20, 2022
in Kryesore, Kuriozitete
0
Ҫfarë do të shihni natën e 22 qershorit? Të gjithë sytë nga qielli
58
VIEWS
Share on Facebook

Për disa ditë këtë muaj, shtatë planetët e tjerë kryesorë që rrotullohen rreth diellit, do të jenë të dukshëm nga Toka në të njëjtën pjesë të qiellit.

Ja se si të vëzhgoni këtë ngjarje astrologjike që ndodh një herë në jetë:

Të paktën katër nga planetët (Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni) do të jenë të dukshëm me sy të lirë në qiell gjatë natës.

Për tre planetët e mbetur (Merkuri, Urani dhe Neptuni), dylbitë ose një teleskop bëjnë të mundur që shikuesit e yjeve të vëzhgojnë tërësinë e planetëve të sistemit tonë diellor, raporton noa.al duke cituar francezen Le Soir.

Kjo do të jetë e mundur gjatë një periudhe prej pothuajse dy javë, sipas përllogaritjeve të Institutit Francez të Astrologjisë (IMÇE).

Mes 14 dhe 27 qershor 2022, planetët dhe hëna do të formojnë një vijë që do të jetë e dukshme në fund të orëve të natës. Momenti optimal për të vëzhguar shtrirjen e rrallë parashikohet të jetë 22 qershori.

Është interesante se ky fenomen ka ndodhur për herë të fundit në dhjetor 1997, por nuk do të përsëritet deri në nëntor 2124.

Ata që dëshirojnë të ndjekin këtë event do të duhet të zgjohen herët – rreth orës 04:30 dhe madje 04:00 në ditët në vazhdim e sidomos në 22 qershor.

Gjetja e një vendi ku qielli është i pastër është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në rastin e shikimit të Mërkurit që do të shfaqet vetëm pak para lindjes së diellit dhe për këtë arsye shfaqet më i dobët gjatë natës.

“Do të duhet të jeni vigjilentë sepse ngjarja zgjat vetëm disa minuta”, shpjegon Pascal Descamps nga IMÇE.

“Unë pres që e gjithë periudha e vëzhgimit të zgjasë rreth 15 minuta që nga momenti që Mërkuri që është më i larti në qiell, të jetë i dukshëm. Qielli nuk do të jetë plotësisht i errët”.

Ndërsa Mërkuri, do të jetë më i vështiri për t’u dalluar, Venusi duhet të shkëlqejë me një ndriçim të pazakontë.

Në të djathtë të tij, Marsi duhet të jetë gjithashtu i lehtë për t’u dalluar së bashku me Jupiterin gjigant.

Po kështu, Saturni do të jetë i dallueshëm dhe, me ndihmën e një teleskopi, edhe unazat duhet të jenë të dukshme.

Sipas rendit të paraqitjes, Urani do të jetë më i largët në të majtë, i ndjekur nga Venusi dhe më pas Marsi.

Neptuni do të ulet më në të djathtë midis Jupiterit dhe Saturnit.

Descamps rekomandon përdorimin e planetëve më të mëdhenj, si një udhëzues vizual për të gjetur më pas ata më të vegjël dhe më pak të shndritshëm.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Vladimir Muçaj: Skandal në Gramsh, dyshohet helmim nga salmonela në kopshtin publik, fëmijët në spital institucionet heshtin!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Vladimir Muçaj: Skandal në Gramsh, dyshohet helmim nga salmonela në kopshtin publik, fëmijët në spital institucionet heshtin!

May 24, 2025

Prokurori i Përgjithshëm: Ja procedimet penale dhe arrestimet për veprat që prekin zgjedhjet e lira

May 24, 2025

Shkoi tek dentisti në Tiranë, vdes 63-vjeçari italian

May 24, 2025

Nga Adriatik Doçi: 7 gjëra të vogla nga ku duhet të nisë revolucioni i dytë berishist për votën e lirë!

May 24, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In